Për apo kundër vrasjes së ariut?

Një ari që dyshohet se i kanë vrarë të vegjlit ka shkaktuar dëme në një fshat të Prizrenit.

Agjencia Pyjore e Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e këtij ariu, pavarësisht pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë përmes një postimi në Facebook se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është ngritur për vlerësimin e kësaj gjendjeje.

Por si mendoni ju, a duhet vrarë këtë kafshë?

SHPËRNDAJE