Për çfarë duhet të merren në pyetje udhëheqësit e Kosovës në Hagë?

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me intervistimet.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur rreth ftesave nga Gjykata Speciale, që ai ka thënë se do të shkojnë edhe në adresë të krerëve të shtetit të Kosovës.

Ai është pyetur se për çfarë mund të merren në pyetje potencialisht udhëheqësit e vendit nga ky organizëm i drejtësisë, i cili merret me krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

Kajtazi ka deklaruar se mendon që krerët e shtetit, prokurorët në Hagë “do t’i pyesin për vrasjet e pasluftës”.

SHPËRNDAJE