Për çfarë maratone po përgatitet opozita

Derisa dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, VV dhe LDK në një atmosferë të tensionuar dhe jo shumë shpresëdhënëse po vazhdojnë përpjekjet për krijimin e Qeverisë, në terren po punon edhe opozita.

Dy deputetet e PDK-së dhe AAK-së, Blerta Deliu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë bërë bashkë dhe e kanë nisur ditën me aktivitete fizike.

Ato kanë paralajmëruar se po stërviten për një maratonë vrapimi në të cilën do të marrin pjesë.

Fotografitë ku dy deputetet e zgjedhura të Kuvendit shihen në formë mjaft të mirë dhe plot kondicion i ka ndarë në rrjetet sociale, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Mbetet të shihet se për çfarë maratone bëhet fjalë.

Ndryshe, edhe Blerta Deliu por edhe Donika Kadaj-Bujupi njihen si adhuruese të natyrës dhe shumë aktive në aktivitetet e tyre fizike.

SHPËRNDAJE