Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e ka pritur me buzëqeshje ish “shefin” e tij Albin Kurti, në vizitën që ky i fundit po e zhvillon në Tiranë.
Cakaj është ministri i parë që është përshëndetur me Kurtin, dhe nga video shihet se kanë pasur një përshëndetje të ngrohtë.
Cakaj ka qenë një ish-aktivistë i VV-së vite më parë, por që u përplas vitin e kaluar me ish-partinë e tij për shkak se e akuzuan se po e mbështet shkëmbimin e territoreve.
Për dallim nga Cakaj, pritje tejet të ftohtë Kurtit i ka bërë Besa Shahini që mban pozitën e ministres së Arsimit në Shqipëri, e që është gruaje e Dardan Molliqajt.