Për marre – Këto ishin notat e futbollistëve të Barcelonës në humbjen e thellë nga Bayern Munich

Asnjë futbollistë i Barcelonës nuk është vlerësuar me notën më të lartë se ‘4’ në ndeshjen e mbrëmshme nga Bayern Munich.

Të premten mbrëma, Bayern Munich e shkatërroi Barcelonën duke e mposhtur me rezultatin 8-2 dhe duke i eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Padyshim që përgjegjësia bie te futbollistët dhe trajneri, të cilët nuk ishin fare në nivel të detyrës dhe për këtë morën vlerësime të ulta nga ‘L’Equipe’.

Asnjë futbollistë i Barcelonës nuk është vlerësuar me notën më të lartë se 4, notë e cila i takoi vetëm Luis Suarezit. Semedo, Pique, De Jong dhe Busquets u vlerësuan me notën 2, teksa trajneri Quique Setien me notën 0.

Në anën tjetër, më së larti u vlerësua sulmuesi gjerman i Bayern Munichit, Thomas Muller, i cili mori notën 9. Pas tij u renditen Serge Gnabry, Alophonso Davies, Joshua Kimmich dhe Ivan Perisis me notën 8.

Mediumi francez gjithashtu vlerësoi edhe gjyqtarin kryesor, Damir Skomina, me notën 7.

SHPËRNDAJE