Për natë të Bajramit: Burri i jep dajak gruas

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij, në Ferizaj.

Viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar trajtim mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas Policisë së Kosovës tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fisekë ndërsa pas intervenimit me vëndim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE