Për të dytën herë ministri Kuqi nuk paraqitet në komisionin për ekonomi

Për herë të dytë ka dështuar raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Ministri Kuqi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportoj Kadriu.

Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentral.

Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”.

Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse.

“Kelkos” është pa licencë si pasojë e mungesës së lejës mjedisore.