Për zgjedhjen e çështjes së të pagjeturve të luftës, Hoti tregon se kujt do t’i adresohen në procesin e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një replike ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk ka me qenë me qindra faqe vulominoze, pasi sipas tij, marrëveshja nuk është proces teknik.

Hoti tha se për çështjen e pagjeturave dhe dëmet e luftës do t’i adresohen konventave ndërkombëtare, pra standardeve evropiane për zgjedhjen e këtyre çështjeve.

“Negocionimi bëhet në Bruksel, në koordinim të ngushtë me Washingtonin. Unë jam përgjegjës për procesin e dialogut, unë e udhëheqi këtë proces, por marrëveshje para juve nuk sjelli përveç për njohje reciproke”, tha Hoti në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.