Përçahen NISMA dhe AKR, ja çfarë bën sot në Mitrovicë

Tashmë partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore ka kohë që kanë filluar tubimet e tyre zgjedhore anë e kënd Kosovës duke kërkuar besimin e qytetarëve.

Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka kohë që kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor, por di duket një marrëveshje e tillë mes liderëve të të dyja partive nuk po shkon më së mbari.

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot tubim në qytetin e Mitrovicës ku ka folur para qytetarëve të këtij qyteti, por ajo që bie në sy është fakti se në këtë tubim nuk ishte i pranishëm kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Siç mëson gazeta online veriu.info ka një përçarje në koalicionin parazgjedhor, si pasojë e së cilës tashmë kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, nuk po pranon që ta ketë në tubimet e partisë së tij Behgjet Pacollin.

Pikërisht në ditën kur NISMA ka mbajtur takim me qytetarët e Mitrovicës, po ashtu edhe Behgjet Pacolli, ka mbajtur një takim ndaras me qytetarë të Mitrovicës, numri i të cilëve ishte i vogël duke mos kaluar as shifrën prej 50 njerëzve.

Kurse kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, edhe njëherë nga Mitrovica ka kërkuar debat me kundërshtarët e tij politik që pretendojnë pozitën e kryeministrit./veriu.info/

SHPËRNDAJE