“Përçarje apo distancim”: Hajredin Kuçi dhe Andin Hoti nuk janë pjesë e listës së PDK’së

Hajredin Kuç një nga figurat me të rëndësishme të PDK’së si dhe i biri i Ukshin Hotit, Andini, nuk janë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK’së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës, profesionet e shumta, moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK’së që buron nga lufta çlirimtare”, kështu thuhet në njoftimin e PDK’së pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputet në KQZ.

Mirëpo, në listën ku bëjnë pjesë 110 kandidatë për deputetë nga radhët e PDK’së, bie në sy mungesa e dy emrave të rendësish.

Hajredin Kuqi është një nga emrat e rendësish që i mungon listës së kandidatëve për deputet nga PDK, mirëpo ende nuk kemi një deklarim të qartë për mungesën e tij, e që mund të jetë për arsye të mospajtimeve apo distancimi i këtij të fundit nga ky subjekt politik.

Kuqi ka qenë deputet i PDK’së në legjislaturën e fundit, edhe pse zëri i tij është dëgjuar shumë pak.

Gjithashtu kësaj liste i mungon edhe i biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoti në zgjedhjet e vitit 2017 kishte arritur të mbledh plotë 14,354 vota dhe ishte njëri ndër më të votuarit në koalicionin PAN në atë kohë..