Përfaqësues të Katarit të interesuar për investime në Vushtrri

Përfaqësues të shtetit dhe organizatës “Qatar Charity” nga Katari janë pritur sot nga drejtues të Komunës së Vushtrrisë. Nënkryetari Besim Muzaqi ka pritur zëvendës Ambasadorin e Katarit, Ibrahim Bin Abdullah Al Dhaimi, si dhe shefin ekzekutiv të “Qatar Charity”, Yousuf Bin Ahmed Al Kuwari, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin dhe investimet e mundshme në fushën e mirëqenies sociale, si dhe në infrastrukturën e Vushtrrisë.

Përveç projekteve në fushën e mirëqenies sociale, nënkryetari Muzaqi, në emër të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësuesve të Katarit i ka dorëzuar projektin për ndërtimin e Tregut të prodhuesve vendor, si dhe ndërtimin e një Kopshti për fëmijë në Vushtrri, raporton Gazeta online Veriu.info.

Nga ana tjetër përfaqësuesit nga Katari shprehën interesim që të rrisin buxhetin e organizatës “Qatar Charity”, në mënyrë që të shtojnë investimet në Kosovë dhe në Vushtrri. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE