Përfaqësues të mediave zvicerane dhe botërore nga Gjeneva (APES) takuan kryetarin Bahtiri

Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në bashkëpunim me gazetarin e njohur Nefail Maliqin, president i Shoqates Nderkombëtare te Gazetareve Shiptare ne Zvicer dhe Evropë (AIJASE) vizituan kryetarin e Komunes së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Në fjalën e tij z.Jean Musy, president i (APES) ka falënderuar kryetarin Bahtirin për mikëpritjen dhe me pas e ka njoftuar atë lidhur me viziten e tyre me krerët e shtetit dhe dëshiren e tyre të madhe që te vijnë edhe në qytetin e Mitrovicës.

Gazetarët zviceranë dhe ndërkombëtarë kanë bërë të ditur se qëllimi i vizites është pikërisht Kosova, 10 vite pas pavarësisë dhe roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare në shtetndërtimin e Kosovës si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva në rajon.

Kryetari Bahtiri pasi shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë, i njoftoi gazetarët ndërkombëtarë me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë. Ai ju tha mysafirëve se falë përkushtimit e maturisë së qytetarëve para së gjithash dhe angazhimit të drejtuesve të Komunës, si dhe të faktorëve tjerë të sigurisë, gjendja në Komunën e Mitrovicës, e cila kishte probleme dhe sfida të jashtëzakonshme që pas përfundimit të luftës, sot është e qetë dhe normale.

“Në katër vitet e kaluara kemi qenë të angazhuar maksimalisht në stabilizimin e plotë të gjendjes politike e të sigurisë, ku edhe kemi arritur sukses. Në fikus të angazhimeve tona është zhvillimi ekonomik i komunës, ku edhe kemi arritur rezultate. Kur kësaj t’i shtojmë edhe zgjidhjen e problemeve të Trepçës, atëherë mund të themi se jo vetëm Mitrovicës por edhe tërë vendit po i kthehet perspektiva e zhvillimit ekonomik”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqesuesit e mediave zvicerane dhe boterore nga Gjeneva, pas takimit shëtitën deri tek ura kryesore mbi lumin Ibër dhe nëpër sheshet e qendrës së qytetit.

SHPËRNDAJE