Përfaqësuesit e Luginës të zhgënjyer me qeveritë që nuk i përfshinë në asnjë marrëveshje

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ndihen të injoruar pasi që nuk u përfshinë në asnjë marrëveshje në mbledhjen e dy qeverive që është mbajtur sot në Pejë.

Kryetari i këshillit kombëtar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se është i zhgënjyer me Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi që sipas tij, në mbledhjen e përbashkët të Pejës, ato nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës.

Mustafa ka thënë se përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Serbia, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës është jetike për shqiptarët në Serbi.

“Qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

SHPËRNDAJE