Përfaqësuesja e Kosovës U20 pas pak mbërrin në Merdare

Federata e Hendbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se në ora 19:00 Përfaqësuesja e Kosovës U20 do të mbërrijë në pikën kufitare në Merdare.

“Kombëtarja e Kosovës U20 në ora 19:00 arrin në pikën kufitare në Merdare”, thuhet në postimin e FHK-së.

Gjatë rrugës kishte siguri shumë të lartë për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila nuk luajti ndaj kombëtares së Serbisë për shkaqe politike, duke fituar takimin në tavolinë.

Kosova është në pritje të vendimit të Federatës Evropiane të Hendbollit për dy ndeshjet e mbetura, ndaj Norvegjisë e Sllovakisë, në turneun e vlefshëm për kualifikim në Botëror.

Serbia nuk ka lejuar që Kosova të luajë këto dy ndeshje në territorin e saj.

SHPËRNDAJE