Përfundimi i punës në ora 21:00, Labi i reagon ashpër Zemajt: Ministër i çiftelisë dhe i defave!

MSH-ja ka obliguar gastronomët që të përfundojnë punën e tyre në ora 21:00.

Labinot Tahiri, ka bërë një postim duke i reaguar ashpër ministrit Zemaj për këtë vendim.

Ky dhe kolegët e tij janë ekspertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ, ka shkruar Labi.

Po ashtu, këngëtari shton se të shpallet gjendje lufte në Kosovë sepse nuk ka ku shkon më keq madje Labi, Zemajn e quan edhe ministër i defave dhe çiftelisë.

POSTIMI I PLOTË:

Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë!
Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!!

Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave!
Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e ‘ESTRADËS SË VDEKUR’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”,ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia!

Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë!

Bravo Ministër🤝

Me respekt:
🎶 ( nitat e muzikës) FKSH!

SHPËRNDAJE