Përfundimtare: LDK nuk e do Vetëvendosjen për koalicion në këtë komune

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë për Gazeta Blic se kanë pasur takime jo formale me Vetëvendosjen në këtë qytet, por nuk pritet që të ndodhë ndonjë koalicion me këtë parti.

“ Takime jo formale ka mes aktivisteve të ndryshëm, por jo takime të nivelit të larta, disponimi i elektoratit në Prizren është për ndryshim këtë e dëshmon 13 mijë vota për Hatim Baxhakun, por ai për pak vota nuk mundi të hyjë në balotazh, një koalicion i hapur zyrtar me Vetëvendosjen nuk po shihet si nevoje që ta kemi”, ka thënë ai.Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh me këta kandidat: Shyqyri Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.

Ndërsa i treti është radhitur kandidati i LDK-së Hatim Baxhaku.Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor./GazetaBlic./

SHPËRNDAJE