Përfundon intervistimi i Remit

Ka përfunduar në këto momente marrja në pyetje e ish-komandantit të UÇK-së të Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Ai është parë duke u larguar nga ndërtesa, ndërsa Remi nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë për media.

Remi ende po merret në pyetje, Prokuroria Speciale nuk do të japë asnjë informatë

Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Llapit, Rrustem Mustafa Remi, ende po merret në pyetje nga prokurori special në Hagë.

KTV merr vesh se Mustafa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme, ndërsa të mërkurën para prokurorit do të paraqitet ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Zyra për informim e Prokurorisë Speciale ka thënë për KTV-në se nuk do të japin asnjë informatë pas përfundimit të marrjes në pyetje të të dyshuarve, raporton Koha. net.

Televizioni mëson se marrja në pyetje e Remit për ditën e sotme pritet të përfundojë shpejt.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE