Përfundon nën ethe ndeshja Brazili – Kosta Rika

Brazili i ka fituar tri pikët e para në Kampionatin Botëror.

Brazilianët kanë arritur që të shënojnë fitore të vështirë ndaj Kosta Rikës, me rezultat 2 me 0.

Golat i shënuan Philippe Coutinho në minutën e 90’+1 dhe Neymar në minutë e 90+8

Edhe pse kishin shumë raste brazilianët, ata nuk arritën që t’i konkretizonin deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Në Grupin E, Brazili është në vendin e parë me katër pikë, Serbia me tri pikë, Zvicra me një pikë dhe Kosta Rika pa pikë./ORAinfo/

SHPËRNDAJE