Përfundon sondazhi i Veriu.info ku votuan 10 mijë e 600 persona, ja kush fitoi

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 6 tetor, gazeta online veriu.info ka publikuar një sondazh 24 orësh, ku lexuesit kanë pasur mundësi që të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër.

Në këtë sondazh lexuesit e gazetës online veriu.info kanë zgjedhur mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit si kandidatë për kryeministër, njëri nga Vetëvendosje respektivisht nga LDK.

Në sondazh votuan 10 mijë e 600 persona nga të cilët 52% apo 5 mijë e 500 persona kanë votuar për Albin Kurtin kurse 48% apo 5 mijë e 100 persona për Vjosa Osmanin.

Sondazhet e veriu.info kanë përfshirë në vazhdimësi mijëra lexues të saj, duke e bërë që numri i votuesve të jetë enorm duke e bërë edhe garën mes kandidatëve shumë interesante.

Kujtojmë që edhe pak ditë fillon edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që zgjat nga 25 shtator deri më 4 tetor./veriu.info/

SHPËRNDAJE