Përfundon takimi mes liderëve, Haradinaj: Thaçi s’është zëdhënës i Amerikës

Ka përfunduar takimi në mes krerëve të shtetit dhe Ekipit Negociator.

I pari që foli pas këtij takimi, ishjte  kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili tha se Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës.

“Amerika flet vet as unë as presidenti nuk jem zëvendës të Amerikë, ata flasin vet dinë me fol vet”.

Këto komente ai i bëri pas takimit të liderëve ku po diskutohet për dialogu dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe.

“Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vet delegacioni shtetëror në mënyrë që të kalon Parlamentit”.“Platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëndrimeve që ka Kosova në dialog”.

“Buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetutës, mbron kushtetutën e vendit dhe unë personalisht i jep përkrahje”.

“Nëse LDK e VV nuk marrin pjesë në delegacion ata mund të japin kontributin e vet qoftë duke e përkrahur platformën qoftë duke i jap komentet e veta”, tha ai./Gazeta Blic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE