Përgjigja e menaxherit të kombëtares së Brazilit në futboll për Donald Trump do t’ua ndreq ditën (Video)

Kur presidenti amerikan Donald Trump kishte pritur në Zyrën Ovale zyrtarët më të lartë të FIFA’s, ky i fundit ia kishte dhuruar një fanelë dhe kartonët që përdoren për ndëshkime gjatë lojës

Por Trump, si zakonisht që ka telashe me gazetarë, edhe aty kishte një telash me një gazetar nga Brazili.

Në një moment, Trump e pyet gazetarin prej nga është:

“Prej nga jeni ju”, pyet Trump gazetarin sic shihet edhë në video.

Nga Brazili, i përgjigjet gazetari. Jemi më të mirët në botë (për futboll), vazhdon tutje gazetari.

Më pas Trump i përgjigjet gazetarit duke i thënë ‘heq natën e fundit” (pra që nuk kanë qenë më të mirët në futboll)

Ndaj kësaj ka reaguar trajneri i kombëtares së Brazilit i cili ka thënë se Trump duhet ta dijë se Brazili është më i miri në botë.

“Për atë, nëse nuk e di, do t’i tregoj. Ne jemi fitues të pesëfishtë të Kupës së Botës dhe i rekomandoj të ketë më shumë informata të tilla historike’, thotë menaxheri i Brazilit/Periskopi/

SHPËRNDAJE