Përgjigja fantastike e Ruizit pasi Joshua e pyet nëse do të pensionohet pas humbjes

Anthony Joshua ishte shokuar në Madison Garden në qershor, por tani ai ka ritkhyer titujt e humbur.

Joshua mposhti Andy Ruiz Jr 118-110, 118-110, 119-109 në rimeçin e sontëm, për t’i rikthyer titujt IBF, IBO, ëBO dhe ëBA në peshat e rënda.

Ishte një paraqitje mjeshtërore nga AJ në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, kur Joshua e pyeti Ruizin nëse dëshiron të pensionohet pasi ishte kërkuar edhe nga AJ që ta bënte të njejtën pas humbjes në Nju Jork, Ruiz u përgjigj duke kërkuar meçin e tretë:

Ai mori mikrofonin dhe tha: “Dëshiroj meçin e tretë.” Ai pastaj pyeti turmën: “Kush dëshiron meçin e tretë?”

Joshua la të nënkuptohet se është i hapur, duke shtuar: “Nëse ke dëgjuar, ne do të ndeshemi për herë të tretë.”

SHPËRNDAJE