Përkujtohen 116 të vrarët në masakren e Studimes

Në 21 vjetorin e vrasjes, në njëren prej masakrave më të tmerrshmë që forcat serbe kryen në Kosovë gjatë luftës, sot në fshatin Studime të Vushtrrisë janë përkujtuar 116 martirët e rënë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Për shkak të pandemisë, nuk është lejuar mbledhja e njerzëve për të nderuar të rënët.

Derisa homazhe në varrezat e të rënëve sot ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Po ashtu nderime kanë bëre edhe kryetyari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“116 civil të vrarë në një ditë të randë pë Vushtrrinë më 2 Maj 1999! Përgjegjësit e këtij krimi kundër njerzimit ende nuk janë dënuar nga drejtësia. Serbia vazhdon të mohoj krimin. Krimi në Studime dhe asnjë krim tjetër, as nuk falet e as nuk vjetërsohet. Kërkojmë drejtësi! Lavdi martirëve të lirisë”, ka deklaruar Tahiri në fshatin Studime. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE