Përkujtohen dëshmorët e kombit

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z.Nuredin Lushtaku së bashku me drejtorët e Komunës, deputeti i Parlamentit të Kosovës, z.Bekim Haxhiu, familjarët, asamblistët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varret e dëshmorëve të lirisë, në përkujtim të 20 – vjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë.

Me këtë rast, janë përkujtuar Gani Uka e Muharrem Zeneli në Ticë, Skender e Mustafë Skenderi në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, si dhe Kujtim Ahmetin në Varrezat e Dëshmorëve në Tërnafc.

SHPËRNDAJE