Përlahet me kunatën, por ja çfarë i bën vëllaut pastaj gjakovari

Pasdita e së hënës ka qenë jo e qetë për dy familje në Gjakovë, njofton gazeta online veriu.info.

Pas një mosmarrëveshje me kunatën, një burrë nga Gjakova i ka thyer xhamat e shtëpisë së vëllait.

Rasti është raportuar në policinë e Gjakovës pasditen e së hënës, ndërkaq bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vëllait të tij viktimën femër K-Rome, ka thyer xhamat e shtëpisë së tyre”, thekson policia në raportin 24 orësh./veriu.info/

SHPËRNDAJE