Përleshje fizike ndërmjet disa votuesve në këtë qytet

Demokracia në Veprim ka raportur se sot në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

‘’Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar’’, thuhet në raport.

SHPËRNDAJE