Përleshje masive në Shëngjin – pesë persona përfundojnë në Polici

Pesë persona janë përfshirë në sherr masiv në plazhin e Shëngjinit të hënën, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Ata janë arrestuar pasi dyshohet të kenë goditur njëri–tjetrin me grushte. Ndaj tyre janë referuar materialet në Prokurori për veprat: “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të pesë personat që janë rrahur me njëri-tjetrin janë banues të Lezhës.

“U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A.P., K.Gj., R.P., V.T.,dhe A.T, vjec 50, 20, 20, 23 dhe 29, banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, kanë goditur njëri-tjetrin. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE