Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre përfundon në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar nga një përleshjeje që ka ndodhur mes disa personave sonte në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30. I lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person i gjinisë mashkullore është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.