Përplasen Vjosa Osmani e Astrit Haraqija: Kryetarja e Kuvendit e paditë ish- ministrin e Kulturës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar padi ndaj ish- ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija.

“Do të padis, e shihemi në Gjykatë”, e ka paralajmëruar Vjosa Osmani Astrit Haraqinë, për një deklaratë në RTV Dukagjini në lidhje me një bursë.

Haraqija ka theksuar se bursën që e ka marrë Vjosa Osmani nga Qeveria Amerikane, gjatë kohës sa ajo ishte në Presidencë, ishte nënshkruar nga kryeministri Thaçi.

Pas kësaj, Osmani ka reagur sërish përmes drejtuesit të emisionit Ermal Panduri.

“Unë bursën e kam marrë direkt nga Qeveria e SHBA-së”, Ermal Panduri i ka cituar fjalët e Vjosa Osmanit.

SHPËRNDAJE