Përplasja e Kujtim Shalës me Gazmend Gjyshincën e VV’së, flet Time Kadriaj

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj ka folur lidhur me përplasjen që ka ndodhur sot në Kuvend të Kosovës në mes të deputetëve të LDK’së e LVV’së.

Ajo ka thënë se vetë nuk e ka parë se çka ka ndodhur pasi që pasi mbylli takimin, ka dalë së bashku me ministren.

“Në momentin që e kam kry mbledhjen jam dalë bashkë me ministren. Veç që janë të paskrupullt deputet e LVV’së e po e pengojnë punën edhe sot Fitore Pacolli e ka uzurpu komisionin e që na ka pamundësu me mbajtë një raportim kjo është e vërtetë.

Deputeti Gjyshinca e ka ofendu deputetët nuk është hera e parë, po e pamundësojnë mbledhjen em fyerje e me sharje që në histori parlamentare skam pa deputetë as të LVV’së të tillë këta janë fytyra e vërtetë”, ka thënë Kadrijaj për express.

“Jam detyru me e mbyllë mbledhjen, e kam nesër të caktuar një mbledhje tjetër duhet me e anulu për shkak të sjelljeve të pahijshme e arrogante, që po fyejnë në komision, derisa të formojmë grupin online se po na pamundësohet me këto sjellje, nuk kam koment”, ka shtuar ajo.

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE