Përplasja me Greqinë, Erdogan s’tërhiqet: Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në det

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detet tona”, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Zyra për komunikim e Presidencës turke thuhet se Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditën e Forcave Detare.

“Historia ka regjistruar se në të gjitha detet ku dominojnë forcat tona detare mbizotëron paqja, qetësia dhe drejtësia. Ne jemi krenarë që e përcjellim në të ardhmen duke e forcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim forcat tona detare të cilat kanë një të shkuar të mbushur me fitore të lavdishme si fitorja e Betejës së Prevezës”, theksoi Erdoğan.

“Forcat tona detare, të cilat ofrojnë sigurinë e deteve tona në vendin tonë të rrethuar nga tre anët me dete, bashkë me forcën që rrjedh nga historia e saj e rrënjosur dhe e respektuar e bëjnë krenar kombin tonë me mundësitë dhe aftësitë e përparuara, personelin e kualifikuar dhe sukseset që ka arritur në të gjitha detyrat që ka ndërmarrë. Ngjarjet e përjetuara në botë dhe kryesisht në Mesdhe kohët e fundit, na tregojnë se duhet të jemi më të fuqishëm edhe në dete ashtu si në çdo fushë”, tha Erdoğan duke shtuar se:

“Me vetëdijen se sa e rëndësishme është mbrojtja e ‘Atdheut të Kaltër” (detet e Turqisë) ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detet tanë. Duke u kushtuar vëmendje paraardhësve tanë që thonë ‘Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen’ ne ashtu si çdo element tjetër të ushtrisë i pajisim forcat tona detare me mundësi dhe aftësi vendase dhe kombëtare për ta bërë të përhershme paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin, rajonin tonë dhe në të gjithë botën”.

SHPËRNDAJE