Përplasje e ashpër mes Valdete Dakës dhe Sami Hamitit të LDK-së

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është përplasur sot me anëtarin e këtij institucioni nga LDK Sabri Hamiti.

E gjitha ndodhi kur anëtarët e KQZ-së po diskutonin për ndarjen e fondeve për partitë politike.

Daka kërkoi sqarim se cilat subjekte kanë drejtë me fituar këtë fond.

Pasi drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha sqarime se cilat parti mund të fitojnë fonde.

Daka tha se “unë po e shoh se kur po vjen te paret po e shoh se po pajtoheni krejt”.
Ky deklarim i Dakës ngjalli reagimin e Sami Hamiti i cili tha se e ka të drejtën me votu ose mos me votu.

“Kjo është e drejtë e subjekteve politike dhe t’i e ke të drejtën me votu ose mos me votu dhe mos me i nënçmuar subjektet politike sepse ata kanë administrate që duhet t’i paguajnë”, i tha Hamitit, shkruan Reporteri.net.

Daka reagoi duke i thënë “ faleminderit dhe nuk i nënçmova”, ndërsa shtoi se “unë konsideroj që nuk keni drejt me i marrë subjektet politike”.

SHPËRNDAJE