Përplasje të ashpra në mbledhje të qeverisë, PDK nuk arrin të ndal vendimin për shkarkimin e bordit Ibër – Lepenc

Përplasje në mbledhje të Qeverisë për shkarkimin e bordit të “Ibër Lepencit”, raporton KTV.

Koalicioni qeveritar është përplasur rreth vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonimik për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Iber Lepenci”.

————————————————————————————–
Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri:

————————————————————————————–

Ministri Valdrin Lluka ka arsyetuar vendimin, duke thënë se me gjithë kërkesën që të mos ketë ndarje të bonueseve, bordi i ka dhënë vetes bonuse, plus punëtorëve rrogën e 13.

Lluka ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është mbi 900 euro.

Mirëpo kundër këtij vendimi ka qenë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili nuk u pajtua me vendimin e marrë duke abstenuar.

Me këtë veprim nuk është pajtuar as ministri Besim Beqaj, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje vendimit.

SHPËRNDAJE