Përse liria e fjalës ka rëndësi kyçe në shkencë po edhe në përgjithësi

Shkrim autorial për Quillette nga Adam Perkins

Një kërkim i shpejtë në Google sugjeron se fjala e lirë konsiderohet si një vlerë e rëndësishme për një shoqëri funksionale dhe të iluminuar. Për shembull, sipas George Orwell: “Nëse liria nënkupton diçka fare, nënkupton të drejtën për tu thënë njerëzve atë që nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. “Ngjashëm, Ayaan Hirsi Ali theksoi:

“Liria e fjalës është shtylla e lirsë dhe e një shoqërie të lirë, dhe po, ajo përfshin të drejtën për të blasfemuar dhe ofenduar. “ Diçka të ngjashmë deklaroi edhe Bill Hicks: “Liria e fjalës nënkupton se ti mbështet të drejtën e njerëzve për të thënë pikërisht ato ide me të cilat nuk pajtohesh“.

Por specifikisht pse kemi nevojë për fjalën e lirë në shkencë? Sigurisht ne vetëm bëjmë matjet dhe publikojmë të dhëna? Asnjë shkëmbim nuk kërkohet.

Ne kemi nevojë për fjalën e lirë në shkencë sepse shkenca në të vërtet nuk është mikroskopë, ose pipeta, ose tuba për testim. Këto janë vetëm mjete që na ndihmojnë të arrijmë një mision shumë më të madh, që është të zgjedhësh në mes narrativave rivale, në një betejë të ashpër të ideve që e quajmë shkencë.

Për shembull, problemet me stomakun si gastritisi dhe ulcera historikisht shiheshin si produkte të stresit. Ky mendim u sfidua në fund të viteve 70 t-ta nga mjekët australianë Robin Warren dhe Barry Marshall, të cilët dyshuan se problemet e stomakut shkaktohen nga infeksionet me bakterën Helicobacter pylori.

Të frustruar nga skepticizmi nga elita mjekësore dhe vështirësitë në publikimin e punimeve të tij akademike, më 1984, Barry Marshall e zgjodhi veten për eksperiment dhe piu një petri dish përplot me kulturë të H. Pylori.

Ai shpejtë fitoi sëmundjen e gastritisit që më pas u shërua me antibiotikë, duke sugjeruar se H. pylori ka një rol shkaktues në tipin e sëmundjes së tij. Do të kishit menduar se duke pasur parasysh evidencën e fortë që mbështet mendimin e Warren dhe Marshall, kundërshtarët e tij menjëherë do ta pranonin humbjen.

Por shkencëtarët janë vetëm qenie njerëzore dhe kundërshtimi ndaj Ëarren dhe Marshall persistonte. Në fund u desh dy dekada deri sa para se puna e tyre mbi H. pylori fitoi njohjen që meritoi, me çmimin Nobel të vitit 2005 për Fiziologji dhe Mjekësi.

Nga ky episod ne mund të shohim se edhe në situata kur eksperimentet laboratorike mund të ofrojnë dëshmi të qarta në favor të një mëndimi partikular shkencor, kundërshtarët në mënyrë tipike do të refuzojnë ta pranojnë atë.

Në vend të kësaj, shkencëtarët kanë prirje të kapen fort pas teorive të tyre të dashura sa çfarëdo dëshmie nuk do të jetë e mjaftueshme që ata të ndërrojnë mendje dhe vetëm vdekja mund të sjell një fund për argumentin, ashtu siç është vërejtur mirë edhe nga Max Planck:

Një e vërtetë e re shkencore nuk triumfon duke bindur kundërshtarët dhe duke bërë që ata të shohin dritën, por sepse kundërshtarët e saj eventualisht vdesin, dhe një gjeneratë e re që është e njohur me të, rritet.

Është një mësim i dobishëm që madje edhe në një shoqëri që lejon fjalën e lirë , Warren dhe Marshall kishin vështirësi në publikimin e rezultateve të tyre.

Nëse kundërshtarët e tyre do të kishin fuqinë legale për t’i heshtur ata, zbulimi i tyre do të kishte marrë edhe më shumë kohë për t’u pranuar e edhe më shumë njerëz do të kishin vuajtur pa nevojë nga sëmundja e gastritisit që do të mund të shërohej shpejtë dhe lehtë me një seri të antibiotikëve.

Por domenet shkencore në të cilat një eksperiment i vetëm mund të ofrojë një përgjigje përfundimtare janë të rralla.

Për shembull, principi i Charles Darwin i evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore nënkupton procese të ngadalshme dhe me shkallë të gjerë që nuk përshtaten në një laborator. Në këto raste, ne marrim një pikëpamje nga syri i zogut për faktet për çështjen dhe provojmë të formojmë një mendim mbi atë se çfarë nënkuptojnë.

Kjo lë hapësirë të madhe për argument, por për sa kohë të dyja palët janë të lirë të flasin, së paku ne mund të kemi një debat: kur një hulumtues nuk pajtohet me gjetjet e një rivali, tradicionalisht ata i shkruajnë një letër të hapur redaktuesit të revistës duke kritikuar punimin në fjalë dhe duke vënë kundër-evidencën.

Rivali i tyre pastaj shkruan një kundërpërgjigje, me dy letrat që publikohen në revistë me emrat e tyre të vendosur ashtu që publiku mund t’i peshojë mendimet e dy palëve dhe të vendosin vetë se qëndrimin e kujt ta favorizojnë.

Ekzistenca e debatit shkencor është gjithashtu kruciale sepse ashtu siç fituesi i çmimit Nobel, fizikanti Richard Feynman ka thënë më 1963:

“Nuk ka autoritet që vendosë se çfarë është një ide e mirë.” Mungesa e një autoriteti që vendosë çfarë është një ide e mirë është një pikë kyçe sepse ilustron se shkenca është një mision i ndërlikuar dhe se nuk ka të vërtetë absolute. Kjo është artikuluar në esenë e Tom Schofield në cilën ai shkroi:

Shkenca nuk ekziston për të gjetur të vërtetën fare, por për të gjetur mënyra më të mira për të qenë gabim. Teoria më e mirë shkencore nuk është ajo që revelon të vërtetën – kjo është ë pamundur.

Është ajo që shpjegon atë që veç dimë për botën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, dhe që bën parashikime të dobishme për të ardhmen.

Kur pranoja se mund të jem gjithmonë gabim, dhe se teoritë e mia të preferuara pashmangshmërisht janë të destinuara të të zëvendësohen nga teori të tjera, më të mira – ky ka qenë momenti kur unë vërtet e dita se dua të bëhem shkencëtar.

Kur njëra palë e debatit shkencor lejohet të heshtë palën tjetër, kjo paraqet një pengesë për progresin shkencor sepse parandalon që teoritë e këqija të zëvendësohen nga teori më të mira. Ose, edhe më keq, bën që qytetërimi të kthehet prapa, njëjtë sikur kur një teori e mirë zëvendësohet nga një teori e keqe.

Situata e fundit është ajo që ndodhi në ilustrimet më të famshme të pasojave të mëdha që mund të ndodhin kur njëra palë e debatit shkencor heshtet. Kjo ndodhi në lidhje me teorinë se karakteristikat e kërkuara/nevojshme janë të trashëgueshme.

Kësaj ideje i ka dalur afati dekada më parë, pjesërisht për shkak të hulumtimeve nga August Ëeismann më 1880.

Ai bëri një eksperiment që përfshiu amputimin e bishtave të 68 minjve, mbi pesë gjenerata. Ai gjeti se asnjë nga minjtë nuk lindi pa një bisht ose madje me një bisht më të shkurtër. Ai tha: “901 pasardhës lindën në pesë gjenerata nga prindërit e gjymtuar artificialisht, dhe prap nuk kishte asnjë shembull të një bishti rudimentar ose të çfarëdo abnormaliteti në këtë organ.”

Këto gjetje dhe të tjera si këto çuan në pranimin e gjerë të gjenetikës Mendeliane. Fatkeqësisht për njerëzit e BRSS, gjenetika Mendeliane nuk ishte e pajtueshme me ideologjinë socialiste dhe kështu në 1930’tat në BRSS, gjenetika Mendeliane u zëvenësua me idenë miqësore ndaj socializmit të Trofim Lysenko sipas së cilës karakteristikat e kërkuara trashëgohen.

Shkencëtarët që nuk u pajtuan u burgosën ose ekzekutuan. Agrikultura sovietike kollapsoi dhe me miliona vdiqën urie.

Pas kësaj tendenca për të heshtur shkencëtarët me mendime të caktuara është cilësuar si Lysenkoizëm pasi ofron shembullin më të famshëm për dëmin që mund të shkaktohet kur opinionet shkencore rivale me njëra tjetrën nuk mund të shprehen barabarësisht lirshëm.

Të majtët kanë prirje të jenë Lysenkoistët më të spikatur por shtypja e opinioneve shkencore mund të ndodh në kontekste të tjera gjithashtu. Tragjedia e “The Space Shuttle Challenger”më 1986 është një shembull i mirë.

Sot, ka shumë arsye për për të qenë të shqetësuar për gjendjen e fjalës së lirë, nga reagimet në rritje në kampuset universitare deri te policimi në rritje i formave të artit si letërsia dhe filmi. Diskutimi i temave shkencore në audio digjitale gjithashtu ka provokuar zemërimin e Lysenkoistëve të mjerë.

Por gjithashtu ka arsye për optimizëm, për sa kohë ngritemi në mbrojtje të principit se askush nuk ka të drejtë të policojë mendimet tona.

Ashtu siç Christopher Hitchens theksoi: “Mendimi im është i mjaftueshëm për mua, dhe unë e pretendoj të drejtën që ta mbroj atë kundër çdo konsensusi, çdo shumice, çdokund, në çdo vend, në çdo kohë. Dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë mund të përzgjedh një numër, të futet në radhë, dhe të ma puth bythën.”

SHPËRNDAJE