Personat që sulmuan Zogajn ishin të paguar, babai i njërit prej tyre i denoncoi në Polici (Foto)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Babai i njërit prej sulmuesve të drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, i ka treguar Policisë së djali i tij së bashku me dy persona tjerë e kanë rrahur atë. Për pjesëmarrje në sulm ai ka thënë se djali i tij është paguar 500 euro.

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babait të njërit prej sulmuesve.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Insajderi ka mësuar se babai i njërit prej sulmuesve i ka treguar Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë kanë rrahur drejtorin e Shërbimit Korrektues.

Ai i ka thënë Policisë së i biri i tij është paguar 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.

“Në mbrëmje duke i shikuar lajmet, djali më ka treguar se këtë person e kanë rrahur sot dhe për këtë është paguar 500 euro”, i ka thënë Policisë babait i sulmuesit.

Me ta dëgjuar rrëfimin ai ka shkuar në Polici dhe ka treguar.

Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikuar Blerim Abdullahun, Burim Zhejqi dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë ata. Ka kryer një aksion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarve dhe ka konfiskuar veturën që dyshohet se është përdorur ditën e sulmit.

Policia nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë çështje.

Zogaj ishte rrahur dy javë më parë në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai po shkonte në punë atë ditë pa shoferin e tij.

Prej dy ditësh shoferi i Zogajt ishte i sëmurë dhe nuk ishte zëvendësuar me një tjetër, ani se prej kohësh është përballur me kërcënime të ndryshme për shkak të punës si drejtor i Shërbimit Korrektues.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE