Personi i vrarë në Obiliq, është nga një fshat i Vushtrrisë

Siç merr vesh Gazeta Lajmi personi që vdiq ditën e sotme në fshatin Babimoc të Obiliqit është banor i komunës së Vushtrrisë. Siç mëson Express bëhet fjalë për A.K , 35 vjeçar. I njejti u dërgua pa shenja jete në QKUK.

Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende përderisa policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia për Gazetën Lajmi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Vdekja tragjike ka ndodhur sot në orën 14:00. Mësohet se viktima ka marrë plagë të randa nga arma e zjarrit.

SHPËRNDAJE