Personi që ndërroi jetë ishte mik i Mytaher Haskukës, publikon video duke fluturuar me të

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari.

Lajmin për vdekjen e tij e ka tronditur edhe Mytaher Haskukën, që me sa duket ishin miq.

“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren… Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoha, me fat që ishim shokë. I lehtë qoftë dheu I Kosovës të cilën e deshte aq shumë! Ngushellimet më të thella familjes dhe gjithë miqve, Zoti ju dhaftë fuqinë që ta përballoni dhimbjen!” shkroi Haskuka në rrjetin social Facebook.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli për Express.

SHPËRNDAJE