Përurohet libri “Hasan Prishtina ndriçim i jetës dhe i veprës” i autorit Fahri Buçinca (Video)

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u përurua libri “Hasan Prishtina ndriçim i jetës dhe i veprës” i autorit Fahri Buçinca. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë që e ndoqën më shumë interes përurimin e këtij libri të rëndësisë së veçantë historike.


Recensentët e librit vlerësuan lartë kontributin e autorit të librit që ka bërë për ndriçimin dhe veprën e heroit dhe kolosit të kombit Hasan Prishtina. Autori i librit, studiuesi Buçinca në fjalën e rastit nuk lenë pa falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar rreth këtij libri duke kontribuar në sigurimin e shumë dokumenteve dhe fotografive e në veçanti falënderon pasardhësit e familjes së gjerë të heroit Hasan Prishtina pa të cilët nuk do të ishte e mundur hedhja në dritë e këtij libri historik.

Në një intervistë për Indeksonline autori i librit, studiuesi dhe veterani i arsimit Fahri Buçinca thotë se në fokus të librit e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

“Qëllimi im ka qenë të orientohem te gjenealogjia e Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës kjo çështje sipas meje nuk është prek sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me ju thënë të drejtën nuk përputhemi për disa çështje, prandaj unë kam dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë”, thotë autori i librit.

Vitet e fundit janë paraqitur edhe pretendentë duke u thënë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës pra si nipa të tij por autori i librit e mohon një gjë të tillë duke thënë se Hasan Prishtina personalisht nuk ka pasur fare fëmijë.

“Hasan Prishtina personalisht nuk ka pasur fëmijë me zonjën Igballe, ata dy kanë adoptuar Sadakan një vajzë nga Shkodra me origjinë çerkeze ajo pastaj ka pasur një vajzë dhe një djalë, por për fat të keq të dy fëmijët i vdesin Sadakasë pra trashëgimtarë të vërtet Hasan Prishtina nuk ka, përveç familjes së gjerë axhallarëve dhe fëmijëve të axhallarëve”.

Autori thotë se ideja për ta shkruar një libër të përmasave të tilla i ka lindur qysh në vitet e 70 tw shekullit tw kaluar  dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve qysh nga viti 1973.Për më shumë hollësi ndiqeni intervistën dhënë për Indeksonline nga autori i librit, studiuesi Fahri Buçinca.

SHPËRNDAJE