Përurohet objekti modern i administratës së ujësjellësit në Vushtrri

Drejtues të Komunës së Vushtrrisë  ujësjellësit dhe Organizatës ‘LUX DEV’, kanë përuruar objektin e ri të sapo ndërtuar të administratës së ujësjellësit. Ky objekt është ndërtuar me donacion nga qeveria e Shtetit të Luksemburgut.

Me ndërtimin e këtij objekti modern janë krijuar kushtet shumë të mira për punë, por krahas kësaj në kërkojmë rritjen e cilësisë së shërbimeve, ka thënë Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri me rastin e përurimit të këtij objekti.

Ndërsa Sami Miftari nga Kompania e ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, ka falënderuar LUX DEV-in dhe Komunën e Vushtrrisë që kanë bërë të mundur ndërtimin e këtij objekti të ri dhe modernë që do të përmirësoj dukshëm kushtet e punës por edhe shërbimet në administratën e ujësjellësit në Vushtrri./Veriu.info/ 

SHPËRNDAJE