Përveç kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani merr edhe një pozitë brenda LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar sot nënkryetarët e partisë.

LDK’ja do të vazhdojë me vetëm tre nënkryetarë, e i treti nuk do të jetë Haki Rugova.

Vjosa Osmani e cila vetëm pak ditë më parë ka arritur të bëhet anëtare e kryesisë, sot nga Këshilli i LDK’së është zgjedhur nënkryetare.

Agim Veliu do të jetë sërish nënkryetari i parë i LDK’së, bashkë me të edhe Lutfi Haziri do të bartë pozitën e njëjtë që e ka pasur më parë në parti.

Këto pozita i ka konfirmuar pas mbledhjes së Këshillit, Lutfi Haziri në një konferencë për media. /Express/

SHPËRNDAJE