Përveç të mirave, liberalizimi i vizave i sjellë këtë të keqe Kosovës

Liberalizimi i vizave për Kosovën, përveç të mirave dhe lehtësimeve që sjellë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka ngritur edhe një shqetësim te komuniteti i biznesit, ngase ka rritur drojën për humbjen e punëtorëve të kualifikuar në kompanitë e tyre.

Pronarë të disa kompanive private në Kosovë, tregojnë se ka zëra në kompani, që menjëherë pas zbatimit të këtij procesi në praktikë, punëtorët do të shkojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në kërkim të pagesave më të mëdha për punën e tyre.

Sipas pronarëve të bizneseve, heqja e vizave rrezikon largimin e punëtorëve, shkruan Gazeta Fokus.

Biznesmenët frikësohen se një pjesë e madhe e punëtorëve do të kërkojnë mundësi për të gjetur një vend pune së paku për 90 ditë, sa u lejohet qëndrimi në vendet e BE-së.

Ndërkaq për të parandaluar shkuarjen e punëtorëve, pronarët do të detyrohen të rrisin pagat dhe të krijojnë kushte më të mira për punëtorët.

Ndryshe delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi është kthyer nga Brukseli, ku u konfirmua raporti pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kreu i shtetit Hashim Thaçi u shpreh se sot është një ditë e madhe për Kosovën, një e arritur e përpjëkjeve me dekada e institucioneve dhe e të gjithëve pa dallim. Ai e ka quajtur këyq vendim meritor për vendin dhe jo dhuratë.Thaçi tha së të gjithë pa dallim pozicioni kanë punuar për këtë vëndim derisa po vazhdojnë punën për tu bërë pjesë e NATO-së, shkruan Botapress.

Ai u shpreh optimist se gjatë këtij viti do të përmbyllet ky proces dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm në BE. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e quajti lajm të mirë vendimin për vizat, duke thënë se e kanë merituar qytetarët këtë vendim. Veseli shtoi se do të vazhdojnë partneritetin me mekanizmat e BE-së dhe shpreson fort që Parlamenti Evropian do të votoi pro heqjes së vizave. Ai tha se qëllim parësor e kanë që në dhjetor qytetarët të udhëtojnë pa viza.

Veseli ka ftuar edhe opozitën që t’i gëzohen këtij lajmi dhe të bëhen bashkë. Kryeministri i Kosovës, Ramish Haradinaj theksoi se institucionet e BE-së e kanë parë unitetin e Kosovës. Kurse rekomantimin për liberalizimin e vizave, e ka quajtur fitore e merituar. Haradinaj vlerësoi se vetëm duke u bërë bashkë do t’i kryejnë punët e shumta./Gazeta Fokus/

SHPËRNDAJE