“Përveçse hajna e kriminelë, qeveritarët janë edhe budallë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar rreth deklaratave të ministres së integrimeve evropiane Dhurata Hoxha.

Pas deklarimit të saj, se ata kishin premtuar liberalizimin ngase ashtu i kishin premtuar evropianët, Zaimi  ka thënë se kjo tregon që “përveçse hajna e kriminelë, qeveritarët janë edhe budallë” .

Sipas Zaimit, pushtetarët e falën tokën e Kosovës duke besuar në rrena.

Statusi i plotë :

Ministrja Dhurata Hoxha paska thënë se qeveritarët e kanë premtuar liberalizimin e vizave ngaqë ashtu iu kanë premtuar gjithë ndërkombëtarët, të cilët iu paskan thënë se me kalimin e demarkacionit do të liberalizohen vizat.

Me pak fjalë ministrja Hoxha po përpiqet të na thotë se përveçse hajna e kriminelë, qeveritarët janë edhe budallë. Shkuan falën territorin sovran të Kosovës, duke besuar në rrena.

/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE