Pesë arsyet pse Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Derisa jemi në start të edicionin të ri garues 2020/21, kjo nënkupton që ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e cila e lidh sulmuesin francez Kylian Mbappe me PSG.

Para pak ditësh, “The Sunday Times”, raportoi se 21 vjeçari është gati të largohet nga PSG dhe kjo ka mundësuar që mediat spanjolle të hedhin dritë mbi këtë mundësi e cila mund të konkretizohet në vitin e ardhshëm.

”AS” në artikullin e saj të fundit rendit pesë arsye pse Mbappe do të transferohet te Real Madridi:

– Admirimi për menaxherin Zinedine Zidane
– Objektivi për ta fituar Ligën e Kampionëve
– Të fitohet Topi i Artë.
– Loja në “Santiago Bernabeun” e ri-modeluar
– Ndjenja si në shtëpi duke luajtur bashkë me lojtarë të tjerë të kombëtares franceze.

SHPËRNDAJE