Peshk si ky nuk keni parë, ai duket me ‘fytyrë njeriu’

Një grua ka vënë re një peshk me pamje të çuditshme, që dukej sikur kishte fytyrë njeriu në kokë.

Ajo që e bën peshkun të duket si njeri janë në fakt mënyra se si i ka të vendosura disa njolla të pazakonta te pjesa e kokës.

Videoja u bë virale në internet por peshku s’është se u ka hyrë në zemër të gjithëve, pasi shumë të tjerëve u është dukur i frikshëm.

Peshku mendohet të jetë i llojit krap koi dhe është parë në Kinë. Por deti është plot me krijesa të çuditshme e të frikshme.

Një peshkatar në Rusi, i cili peshkon në zonën e Siberisë, ka një kanal në Instagram, madje, me krijesat e çuditshme që kap, të cilat mund t’i shihni dhe më poshtë.

SHPËRNDAJE