Peshkopi serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë, kjo është arsyeja

Peshkopi i Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, u kthye dje nga pika kufitare e Jarinjes ndërsa po udhëtonte drejt Graçanicës. Siç tha ai, nuk u lejua të kalonte sepse po transportonte dy kova me mjaltë si dhuratë për manastirin.

Peshkopi tha se u kthye nga pika kufitare për herë të parë në njëzet vjetët e fundit gjersa është ankuar rreth sjelljeve të doganierëve shqiptarë.

Informacioni për KoSSev u konfirmua nga vetë peshkopi, i cili u kontrollua dy herë gjersa sipas tij, përjetoi sjelljen e pakëndshme të shefit të doganave.

“Kjo është hera e parë në 20 vjet që dikush më ka rikthyer nga vendkalimi. Unë nuk e prisja këtë, isha vetëm në veturë. Kam ardhur nga Serbia qendrore dhe isha duke udhëtuar për në manastirin e Graçanicës. Kam mbajtur dy kova në bagazh si dhuratë për motrën”, tha peshkopi.

Ndryshe, peshkopi disa herë ka përdorur gjuhë raciste gjatë fjalimeve në kishat serbe në Kosovë.

SHPËRNDAJE