Petroviq – zv/ministrit kosovar: Je avokat i Listës Serbe? Duket se më shumë e doni Beogradin se Kosovën

Kryetari i SLS’së, Sllobodan Petroviq sonte në Debat Plus thotë se votat e tij janë vjedhur nga Lista Serbe, transmeton Periskopi.

Menjëherë ka reaguar Milazim Gashi, zëvendësminister për Komunitete dhe Kthim, duke i thënë se s’janë aktiv si parti, duke argumentuar punën e Listës Serbe.

Petroviq ia ktheu: Duket më shumë se ju e doni Beogradin se Kosovën. E konfirmoni të gjithën që atë e kanë bërë. Ju jeni bërë avokat i Listës Serbe, apo cfarë’’.

‘’S’ka vlerë për mua Lista Serbe, na vec duhet me trajtu si subjekt politik në Kosovë’’, u përgjigj Gashi.

Debat Plus me Ermal Pandurin – Hapat e Petroviqit – 18.10.2019

Tema – Hapat e PetroviqitSllobodan Petroviq – Kryetar i SLS-së Milazim Gashi- Zëvendësminister për Komunitete dhe KthimFidan Rama – RTV Dukagjini

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 18 octobre 2019

SHPËRNDAJE