Pezullohet mësuesi pasi puthi nxënësen në buzë, ja në cilën shkollë ndodhi ngjarja

Nuk ka zgjatur shumë dhe mësuesi Neshat Tepelena është pezulluar nga detyra, pas denoncimit të prindërve të një xënëseje, të cilët pretendojnë se mësuesi e ka ngacmuar dhe më pas e ka puthur në buzë.

Mësuesi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, është pezulluar deri në sqarimin e plotë të situatës së rëndë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy muaj më parë, por prindërit kanë hezituar që ta bëjnë publike për shkak të reagimit që mund të shkaktonte ky episod.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”. 11 vjeçarja, nxënëse e klasës së V-të pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë.

“Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë./NOA

Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika”, Ka thënë e mitura.

SHPËRNDAJE