Pezullohet nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se është pezulluar nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj.

Kështu ka bërë të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës nëpërmjet një komunikate lëshuar për medie.

Sipas kësaj komunikate, Prenaj akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës: Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative”, thuhet në komunikatë./GazetaBlic