Piloti për pak shkaktoi tragjedinë, piu cigare elektronike gjatë fluturimit

Një pilot që po pinte cigare elektronike gjatë një fluturimi ajror në Air China shkaktoi që avioni të ndizte alarmin e emergjencës.

Ata thonë se piloti u përpoq ta fshihte këtë fakt por ishte pirja e cigares që aksidentalisht mbylli ajrin e kondiconuar, duke shkaktuar që nivelet e oksigjenit të bien.

Ekuipazhi në fluturimin e së martës nga Hong Kongu në qytetin Dalian vendosi maskat e oksigjenit ndërsa aeroplani ishte në lartësinë 6.500 metra.

……………………………………………………………………………………………………………..
Daut Haradinaj poshtëron Armend Zemajn, ja çfarë i bëri derisa ishte duke folur

……………………………………………………………………………………………………………..

Më vonë u kthye gjithçka u kthye në normalitet.

Pasagjerët treguan se iu ishte thënë të vendosnin rripat e tyre të sigurimit pasi avioni duhet të zbriste.

Nëse një avion humbet presionin e kabinës, piloti duhet të sjellë avionin në një lartësi më të ulët për të mbajtur ekuipazhin dhe udhëtarët të sigurt. Pasi e panë se ajri i kondicionuar ishte fikur, ata e riaktivizuan atë dhe e çuan fluturimin përsëri në lartësinë normale.

Autoritetet thuhet se po hetojnë shkakun “në detaje më të hollësishme”, duke shqyrtuar si regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinëve për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi incidentin.

SHPËRNDAJE