Plaçkitet në pikë të ditës Western Union në Prishtinë, detaje…!

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë plaçkitur filialën e Western Unionit në lagjen “Bregun e Diellit” , rreth orës 10:00.

Ata kanë hyrë brenda dhe kanë kërcënuar punëtoren duke ia drejtuar pistoletën.

Më pas, plaçkitësit kanë marrë një shumë të hollash në vlerë prej rreth tre mijë eurosh.

Kjo është hera e tretë brenda pak muajsh që plaçkitet kjo pikë, e cila sipas pronarit, është plaçkitur nga personat e njëjtë.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin .

SHPËRNDAJE